Situata
e pas luftës na la shumë pasoja te gjithëve, na shkatërroi psiqikishtë,
e shumë kënd edhe thellë ne zemër duke i përgjysmuar në familje apo mos
të thënë duke ja mbyllur shumë kujt edhe derën e shtëpisë.
Më
së shumti u prek shtresa më e pa fuqishme, shtresa e vogël, ku edhe
prej tyre shumë u bën martirë të lirisë, por të tjerët u plagosen thellë
në shpirt duke mbetur pa njërin apo të dy prindërit.
Jeta
po vazhdon, rrethana dhe situata ndryshuan, shumë prej nesh më duket e
dëgjojnë vajin e tyre por nuk e ndjen lotin e këtij fëmiju.
Vaji i jetimit trondit edhe token, Jetimi , me vaj të thërret e me një shikim shumë të kujdesshëm të falënderon.
Të lutem , Ti qe po e lexon, të paktën nëse nuk ke mundësi ekonomike ta ndihmon, eja dhe ledhato, përqafe, duaje. Jetimi ndoshta
ka nevojën edhe veç për një ledhatim, për një buzëqeshje, e pse jo për
një palë rroba që mundë t’ja ofron , apo për mundësin e shkollimit të
tij të jesh i gatshëm të shpenzosh.
Sa
e sa Jetimë janë që se kanë asnjërin prind…………..? Shoqata deri tani ka
marr jetimë ne Skenderaj, Recak, Krushe e vogël, Krushe e madhe,
Prishtinë, Prizren, Gjilan etj.
Presin edhe mbi 300 kërkesa që na kanë ardhur, shumica pa asnjërin prind, Presin ndihmë tuaj?
Ndal
dhe mendo, ku e gjen veten, mendo në familjen tënde dhe zbute zemrën,
Shoqata Jetimat e Ballkanit është themeluar duke u bazuar në të gjitha
këto që i thamë, dhe neve e falënderojmë Zotin që na zgjodhi neve të
jemi në shërbimin e kësaj kategorie, në shërbimin e më të dashurve tek
Zoti i gjithësisë, dhe njëkohësisht jemi krenar me përkrahjen dhe
solidaritetin
e të gjithë bashkëatdhetarve në diasporë, por edhe me popullin tonë nga
të gjitha trojet tona për ndihmesën që janë duke na ofruar në ç’do
aspekt.
BEHUNI PJESTARE TE LUTJEVE TE JETIMIT JU DHE FAMILJET E JUAJA
Zoti ju shpërbleftë dhe ju ruajt juve bashkë me familjet e juaja